RTSH 24 Live

Botë

"Gruas shtatzanë i çanë barkun dhe e hodhën në zjarr", shokon shqiptarja në Izrael: Po përdhunojnë vajzat

22/04/2024

"Gruas shtatzanë i çanë barkun dhe e hodhën në zjarr", shokon shqiptarja në Izrael: Po përdhunojnë vajzat

Ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit vijon ende, nuk numërohen rastet tragjike të popullit nga të dyja vendet. E ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” Ana Çili, e cila udhëheq një guidë turistike në Izrael, sjell histori makabre të shënuara në popullin izraelit, sipas saj, nga ata të Hamasit. Ajo thotë se populli izraelit vazhdon të jetë në një traumë nga kjo situatë konflikti.

Ne kemi parë më shumë se ju, ishte e paimagjinueshme. Ju ndoshta nuk i keni parë skenat që kemi parë ne se çfarë ka bërë Hamasi me ato banorë të zonës. E kam të rëndë t’i kujtoj. Ka shumë histori. Populli izraelit vazhdon të jetë në një traumë nga kjo situatë.

Po ju sjell një rast që dikush e ka parë që i është çarë barku i një nënë i është nxjerrë fëmija nga barku dhe i është hedhur në zjarr. Kjo ngarje ka ndodhur në Izrael, dhe nuk mund të flas pastaj për femrat që janë ç’nderuar e të tjera.  Kjo situatë nuk është e lehtë, por na ka hyrë frika”, tha Çili.

Ajo shton se i vjen keq edhe për popullin e Hamasit pasi thotës se janë pjesë e pafajshme në këtë konflikt. "Për popullin e thjeshtë më vjen keq por duhet të dini që Hamasi është një organizatë terroristë që për të arritur qëllimet është gati të vrasë edhe popullin e vet", tha Çili..

/rtsh.al/