RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjirokastra, muzetë qytetit të UNESKO-s  vizitohet nga mijëra turistë 

24/08/2024

 Gjirokastra, muzetë qytetit të UNESKO-s  vizitohet nga mijëra turistë 


Muzetë  e Gjirokastres, mbeten objektet më të vizituara në qytetin e gurtë. Muzeu i Armëve, Etnografik apo “Banesa Kadare” po kthehen në qendra të rëndësishme për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit. Në shtatë muajt e fundit, ato kanë mirëpritur një total prej 28 mijë vizitorësh në katër muzeumet e qytetit.
 
Erviba Saliaj, specialiste në Drejtorinë e Turizmit në bashki, thotë se sipas të dhënave, këta vizitorë janë tërhequr nga ekspozitat e pasura dhe atmosfera e veçantë e këtyre muzeumeve.

Muzeumet e Gjirokastrës qyteti i cili prej afro dy dekadash është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s më 2005, po shndërrohet në një qendër të rëndësishme kulturore dhe turistike. 

 
/ rtsh.al /