RTSH 24 Live

Aktualitet

“Gërdeci”, Zamira Durdaj: Do mbaj betimin që i bëra tim biri kur e përcolla në banesën e fundit

28/03/2024

“Gërdeci”, Zamira Durdaj: Do mbaj betimin që i bëra tim biri kur e përcolla në banesën e fundit

Zamira Durdaj, mamaja e Edisonit, të miturit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit, ka deklaruar për “Jetë Shqiptare” se nuk do të ndalet së gjeturi drejtësi për djalin e saj.

Durdaj u shpreh se do të vijojë të mbajë fjalën që i ka dhënë djalit teksa po e përcillte për në banesën e fundit, se nuk do të reshti kurrë së kërkuari drejtësinë për të birin, i cili humbi jetën padrejtësisht nga shpërthimi tragjik i 15 marsit të 2008-ës.

“Fjala që i kam dhënë Erit kur e kam përcjellë në banesën e fundit: që nuk do resht së kërkuari drejtësi. Ai ka qenë një fëmijë 7 vjeç e gjysmë. Ai nuk i njihte municionet, ka qenë në lirinë e vet, ka qenë duke festuar kohën e bukur duke luajtur me biçikletë dhe papritur i marrin jetën”, u shpreh ajo.

Durdaj shprehu ndër të tjera pakënaqësi për drejtësinë e re, e cila sikurse tha ajo, po zvarrit procesin.

Procesi po zvarritet. Është proces voluminoz. Ka zgjatur 5 vite në shkallën e parë, ka shumë dëshmitarë, prova. 20 minuta seancë, vjen kyçi në gojë e nuk flasin.

Gjykata e shtyn çdo dy javë. Për dy javë gjyqtarja mund të bëjë shumë gjykime dhe e humbet fillin e kësaj çështje.

Kam shumë pakënaqësi edhe me drejtësinë e re. Me orë të tëra, burime njerëzore të harxhuara kot dhe për asgjë. Shpresoja të merrja gjysmë hapi në seancë, por jo fare. E pengojnë moskoordinimi me adresat, me policinë. Vetëm të kisha tim bir dhe jetoja me një pako kripë. Dua të vihet e drejta në vend. Drejtësi e vonuar, do të thotë e mohuar, përsa kohë aty ëhstë vetëm një ish-ministër”, u shpreh Durdaj.

/rtsh.al/