RTSH 24 Live

Aktualitet

Shpërthen në një banesë bombola e gazit, mbeten të plagosur 3 persona

28/04/2024

Shpërthen në një banesë bombola e gazit, mbeten të plagosur 3 persona

Një bombol gazi dyshohet se ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Sauk. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur tre persona përkatësisht A. D., 46 vjeç,  B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe.

Të plagosurit gjenden në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/