RTSH 24 Live

Aktualitet

Tirana si atraksion evropian, pret çdo ditë mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës

28/04/2024

Tirana si atraksion evropian, pret çdo ditë mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës

Edhe kjo e diel e fundit e muajit prill e gjen kryeqytetin nën zhurmat dhe zërat e turisteve të huaj, të cilët kanë vendosur të  kalojnë disa ditë në Shqipëri

“Vijmë nga Italia, vizituam  fillimisht xhaminë , Sheshin Skëndërbej dhe Muzeun Historik , jemi të impresionuar nga historia juaj e fortë.

Jam nga Izraeli , kam 4 ditë në Shqipëri. Njerëzit këtu janë shumë të këndejshëm, në Tiranë me pëlqeu Muzeu , do të të vizitoj dhe vend të tjera.

Jam nga Suedia, do të qëndrojmë 3 net në Durrës, sapo kemi mbërritur në Tiranë, është hera e parë që vij

Jemi nga Parisi, sapo kemi mbërritur, po e vizitojmë Tiranën për herë të parë. Njerëzit këtu duken të këndshëm”, thanë disa nga turistët.

Turistët që vizituan Tiranë këtë të diel nuk ishin vetëm nga Evropa por edhe Kontinenti i Largët

“Jemi nga Brazili. Është hera e parë që vigme në Shqipëri, do të qëndrojmë 4 ditë. Është këndshëm këtu.

Jemi dy shoqe, kemi ardhur nga Brazili dhe Amerika për të festuar 5 vjetorin e  shoqërisë tonë, këtu do të qëndrojmë  2 net më pas do të shkojmë në Athinë

Është hera e par që vij në Ballkan dhe në Shqipëri , më pëlqen vendi i juaj”, thanë turistë të tjerë.

Kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ka qëndruar indiferent ndaja këtij bumi turistësh që kanë zbarkuar në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai shkruan se qendra e Tiranës po transformohet befasueshëm në një atraksion urban duke pritur çdo ditë mijëra turistë.

Gazetare: Rugova Dunisha

/rtsh.al/