Pas stopimit të pak viteve më parë ndërtimet e objekteve, kryesisht banimi në qytetin e Vlorës kanë nisur vrullshëm duke u shtrirë edhe në zonat rreth qytetit. Kërkesat janë të larta pohon kreu i dhomës së tregtisë në vlorë, Arben Breshani duke ndikuar në trefishim të çmimit për metër katror krahasuar me 3 -4 vite.
‘Për herë të parë është kërkesa më e madhe se oferta që ka qyteti. Çmimet thuajse janë dyfishuar në çdo zonë”, shprehet Breshani.
Mbi zhvillimin territorial tashmë Vlora është zgjeruar në disa hapësira të reja, ndërsa me prioritet po shihet plazhi i vjetër deri në Zvërnec.
"Për vendasit, blerja e një apartamenti është bërë i vështirë, ndërsa janë të huajt ata që po blejnë në qytetin bregdetar", theksoi ai.
“Ne po kërkojmë stabilitet të çmimit aktual, nuk diskutohet më rënia e çmimeve, po do ketë edhe dyfishim tjetër në bregdet”, thotë Breshani.
Në planin territorial të Bashkisë Vlorë, është propozuar ndryshimi I destinacionit të territorit të Panajasë e fshatrave përreth duke kaluar nga tokë bujqësore në tokë për ndërtim, si një mënyrë për të zgjeruar hapësirën e ndërtimit, marr parasysh kërkesën e lartë për blerje banesash.
/rtsh.al/