RTSH 24 Live

Kulturë

“Është pasqyrë ku mund të shohim defektet tona”, Basha: Kadareja është psikanaliza kolektive e shqiptarëve

03/07/2024

“Është pasqyrë ku mund të shohim defektet tona”, Basha: Kadareja është psikanaliza kolektive e shqiptarëve

Kryetari I demokratëve euroatlantik Lulzim Basha ka  zhvilluar homazhe për shkrimtarin më të madh shqiptar, Ismail Kadarenë.

Në një prononcim për RTSH, Basha u shpreh se, “Kadare në të gjitha vitet e krijimtarisë ushtoi për kombin, ushtoi për dinjitetin e shqiptarëve dhe për identitetin tonë si një ndër popujve më të vjetër formues dhe bashkëformues të identitetin evropian”.

Sot është një ditë sa e trishtë aq dhe domethënës I gjithë kombi merr pjesë në këtë homazhe për ndarjen nga kjo jetë e kolosit Ismail Kadare. Si lajtmotiv kryesor I veprës së tij është përballja e të mirës me të keqen, ndërmjet të bukurës dhe të shëmtuarish” theksoi ai.

Sipas Bashës, analizat brilante meskiniteti njerëzor si produkt I deformimit nga pushteti arbitrar që për fat të keq mbeten tema aktuale”.

Ndaj vazhdoi ai, përshkrimi I këtyre temave kaq bukur në diktaturë dhe I pathtosit për të mposhtur të keqen mbetet aktuale dhe frymëzuese për çdo shqiptar.

Për z. Basha, vepra e Kadaresë ishte një nga shkëndijat e bashkëmoshatarëve të tij për tu angazhuar publikisht për të mposhtur të keqen që kishte pllakosur Shqipërinë dhe mbetet një nga frymëzimet për të vazhduar përpjekjet derisa Shqipëria të bëhet pjese e Evropës.

“Kadareja është psikanaliza kolektive e shqiptarëve”

Në këtë kontekst, Basha vuri në dukje se, vepra e Kadaresë është pasqyrë ku mund të shohim defektet tona. 

"Ka një vlerë të përditësuar sepse disa nga dukuritë bazë të deformimit të  personalitetit të njeriut për shkak ë pushtetit arbitrar, të meskinitetit njerëzor si instrumenti që Lufton të mirën , Lufton të bukurën , luftojnë të denjën fatkeqësisht vazhdojnë dhe sot".

/rtsh.al/