RTSH 24 Live

Kulturë

“Don Kishoti” rikthehet pas dy dekadash në TKOB

26/05/2023

“Don Kishoti” rikthehet pas dy dekadash në TKOB

Kryevepra e baletit klasik “Don Qishoti, rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas pas dy dekadash.

Shfaqja bazohet në romanin e famshëm satirik, me të njëjtin titull të Miguel de Cervantes.

Aventurat e Don Kishotit, përcillen përmes gjuhës së trupit nga solistët profesionistë të TKOB-së, të cilët si drejtuese kanë artisten Alisa Gjoni.

Ndërsa loja koreografike është krijuar nga ikona evropiane e baletit, Xhuzepe Pikone, nën dirigjimin orkestral të maestros së mirënjohur italian, Xhakopo Sipari, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së.

Kostumet e ideuara nga Dea Bejleri i japin jetë në skenë personazheve të veprës, duke nga rikthyer pas në kohën kur është shkruar vepra, në shekullin 17. 

Kjo shfaqje artistike do të ngjitet në skenë për 4 netë radhazi, më 26, 27, 29 dhe 30 Maj. 

 

/ RTSH /