RTSH 24 Live

Muzikë

“Divani Lunxhot”, Edicioni i gjashtë u mbajt për dy ditë në fshatin Dhoksat

10/11/2020

“Divani Lunxhot”, Edicioni i gjashtë u mbajt për dy ditë në fshatin Dhoksat
Festivali folklorik, “Divani Lunxhot”

Edicioni i 6-të i “Divanit Lunxhot”, një veprimtari kulturore e konsoliduar e folkut dhe traditës nuk u ndërpre as këtë vit.

10 grupe polifonike nga Tirana, Elbasani, Delvina, Saranda, Mallkastra, Livadhjaja, Vriseraja e Drenasi i Kosovës për dy ditë përcollën traditat e bukura të folkut shqiptar, pa lënë pas dhe veshjet popullore nga zonat e ndryshme një pasur e vyer e Shqipërisë e cila falë aktiviteteve të tilla po vijon të tejçohet ndër breza.

Emocione të vecanta përjetojnë dhe më të vjetrit, Grupi i Shpatit dhe ai i Delvinës paraqiteshin për herë të parë në këtë festival.

Ndërsa më besnikët, si grupet “Zëri i bilblit” Sarandë, “Shën Kozmai” Finiq, apo dhe grupi “Guri Rokaj” Mallakastër vlerësojnë organizatorët që arritën ta bëjnë festivalin në këtë kohë të vështirë.

Edhe ky edicion u mbështet nga bashkia Gjirokastër, Këshilli i Qarkut Gjirokastër e Ministria e Kulturës.

Aktiviteti u mbajt në fshatin Dhoksat, një prej 100 fshatrave të përgjedhur si destinacione turistike.