RTSH 24 Live

Politikë

Deputetët duan lista të hapura - Partitë e mëdha i mbyllën në masën e dy të tretave

25/07/2024

 Deputetët duan lista të hapura - Partitë e mëdha i mbyllën në masën e dy të tretave

Dy partitë më të mëdha në vend, kanë rënë dakord për të hapur pjesërisht listat. Kjo e diktuar më shumë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, se sa nga vullneti i tyre. Gjithçka pritet të materializohet ditën e premte, kur dhe është seanca e fundit për këtë sesion parlamentar.

Por ligjvënësit e majtë dhe të djathtë nuk janë dakord me këtë variant, ata duan garë të hapur.

Por ka edhe nga ata që mbrojtën vendimin e kryetarëve.

Hapja e në masën e dy të tretave të listës, bën që shumica e deputetëve të marrin një mandat prej renditjes në listë nga partia, dhe jo nga numri i votave që u kanë dhënë qytetarët.

Nëse ata do të jenë në pjesën fituese të listës, do ulën në parlament dhe do bëjnë ligje për 4 vitet e ardhshme, edhe nëse nuk marrin asnjë votë në zgjedhjet e vitit 2025.

RTSH