RTSH 24 Live

Aktualitet

“Çamçakiz që përgjum fëmijët”, Policia e Tiranës nis verifikimet në shkolla

7 orë para

“Çamçakiz që përgjum fëmijët”, Policia e Tiranës nis verifikimet në shkolla

Policia e Tiranës ka nisur kontrollet dhe verifikimet në të gjitha shkollat e kryeqytetit, pas publikimit të një lajmi në medie, ku pretendohen raste të përdorimit të një çamçakizi që përgjum fëmijët.

“Në lidhje me një lajm të publikuar ditën e sotme, në disa media dhe portale, në të cilin thuhet se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakizi që përgjum fëmijët, ju informojmë se shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë”, bëhet  e ditur në njoftimin e policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën po ashtu thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave.

Rasti në fjalë u bë publik nga një mësuese e cila kishte konstatuar përgjumjen e nxënësve, pas përdorimit të këtij çamçakizi, duke kërkuar kështu hetime të mëtejshme nga Policia e Shtetit.

/ rtsh.al /