RTSH 24 Live

Politikë

Rama, takim me shqiptarët e Amerikës të shtunën në Nju-Jork

4 orë para

Rama, takim me shqiptarët e Amerikës të shtunën në Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama gjendet në Nju-Jorku, ku të shtunën ka lajmëruar një takim me shqiptarët e Amerikës.

Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën. Ky është i pari takim pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Times Square, ku është vendosur logo e eventit të takimit me shqiptarët e Amerikës.

Në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën, zoti Rama është takuar me shqiptarët që jetojnë në Greqi si dhe shqiptarët në Itali, dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.

Kryeministri Rama po ashtu ka njoftuar rikthimin në Greqi, këtë herë në Selanik, më 3 nëntor.


/ rtsh.al /