RTSH 24 Live

Kulturë

“Bota ime” në Junior Eurovision 2023, delegacioni i RTSH-së niset drejt Francës

19/11/2023

“Bota ime” në Junior Eurovision 2023, delegacioni i RTSH-së niset drejt Francës

Viola Gjyzeli, një ndër zërat më premtues nga të rinjtë do të përfaqësojë me kengën “Bota ime” Shqipërinë në Festivalin Europian të Fëmijëve, që do të mbahet me 26 nëntor në Nisë të Francës.

Kënga fituese është e shkruar nga Eriona Rushiti dhe e kompozuar nga Enis Mullaj.

Publikut do t‘i jepet mundësia të votojë për 3 këngët e tij të preferuara online nga data 24 nëntor.

Të interesuarit do të votojnë në jesc.tv ku do të mund të gjejnë edhe një përmbledhje të interpretimeve.

Delegacioni i RTSH është nisur këtë të diel drejt Francës për të zhvilluar periudhën parakrake të provave, në kuadër të përgatitjes për natën finale.

Ashtu siç do vit edhe në këtë edicion te Eurovision Song Contest pritet që artistët e rinj të dhurojnë një shfaqje magjike.

 

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/