RTSH 24 Live

Letërsi

“Biri i Armikut”- Një vit pa Nebil Çikën, promovohet libri i tij i fundit

13/04/2024

“Biri i Armikut”- Një vit pa Nebil Çikën, promovohet libri i tij i fundit

Në 13 prill të vitit 2023 u nda nga jeta gazetari, publicisti dhe ish-kreu i të përndjekurve politikë, Nebil Çika.

Në një-vjetorin e ndarjes nga jeta është promovuar libri i “Biri i armikut”. Në kohën kur autori Nebil Çika u nda nga jeta, libri ishte në proces, dhe sot ai botohet si pjesë e kolanës 2023 së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Monografia e Nebil Cikës sjell një këndvështim mjaft origjinal të autorit mbi diktaturën përmes vuajtjeve të familjes së tij.

Libri i dedikohet të atit të autorit dhe sjell kalvarin e gjatë të vuajtjes së familjes Cika nga fillimet e diktaturës miq dhe të afërm ndanë kujtimet që patën me gazetarin, Nebil Cika. 

Nebil Çika i përkiste një familje të njohur patriotike dhe intelektuale nga Borshi i Bregut të Detit.

I përndjekur familjarisht gjatë regjimit komunist, Nebil Çika ka qenë gazetar që prej fillimeve të viteve ’90-të.

RTSH