RTSH 24 Live

Greqi

Zjarre masive në ishullin grek të Evia

10/08/2021

Zjarre masive në ishullin grek të Evia

Mbi 600 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë me një zjarr masiv që po shkatërron ishullin grek Evia, që ka djegur dhjetëra ndërtesa dhe qindra hektarë pyje me pisha si dhe ka detyruar evakuimin e mijëra banorëve. Zjarri që ka përfshirë ishullin e dytë më të madh të vendit vazhdon të digjet jashtë kontrollit, për tetë ditë rresht, duke sjellë si rezultat vdekjen e një zjarrfikësi vullnetar dhe një zyrtari nga Athina.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane dhe të Lindjes së Mesme dërguan zjarrfikës, avionë dhe helikopterë zjarrfikës në Greqi. Gf.Bashkimi Evropian dërgoi gati 1, 000 zjarrfikës dhe nëntë aeroplanë dhe po dërgon burime në vendet e tjera të prekura nga zjarret, përfshirë Turqinë dhe Italinë. Si rezultat i një vale rekord të nxehti, zjarret kanë goditur gjithashtu Turqinë, Italinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Libanin.

Në Greqi, temperaturat arritën në 45 C dhe kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis e quajti valën më të rëndë të të nxehtit prej tre dekadash. Ndërkohë ministri turk i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, njoftoi se të gjitha zjarret pyjore në Turqi janë vendosur nën kontroll, përveç zjarreve në rajonet Milas dhe në Muğla. 

Në një postim nga llogaria e tij Tëiter, Pakdemirli, theksoi se vazhdojnë operacionet nga toka dhe ajri në Milas dhe Köyceğiz. "Të gjitha zjarret pyjore në vendin tonë janë vendosur nën kontroll, përveç zjarreve në rajonet Milas dhe Köyceğiz. 'Heronjtë e pyjeve' vazhdojnë punimet me përkushtim të madh nga toka dhe ajri në Milas dhe Köyceğiz", shkruan Pakdemirli.