RTSH 24 Live

Greqi

Pluhuri afrikan në Greqi: Një pamje e frikshme ende sot në vend

24/04/2024

Pluhuri afrikan në Greqi: Një pamje e frikshme ende sot në vend

Fenomeni i pluhurit afrikan është në kulmin e tij  sot, të mërkurën, me një pjesë të madhe të vendit që duket si një peizazh i botës tjetër.

Në të gdhirë, si Athina dhe Selaniku, ashtu edhe Patra, Kreta dhe Kalamata, velloja e kuqe që kishte “mbuluar” qiellin mund të jetë tërhequr, por përqendrimet e larta të pluhurit mbeten.

Atmosfera mbytëse është shoqëruar me temperatura jashtëzakonisht të larta për sezonin, të cilat në disa vende arritën deri në 32 e 33 gradë Celsius.

Sot e mërkurë priten vranësira në rajonet kontinentale perëndimore, qendrore dhe veriore duke u shtuar përkohësisht me reshje të pakta lokale shiu deri pasdite.

Stuhi të izoluara do të zhvillohen në veriperëndim gjatë orëve të para të mëngjesit dhe përsëri gjatë natës. Në pjesën tjetër të vendit vranësira të rralla përkohësisht më të trasha në jug të Egjeut.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë në pjesën perëndimore.

Në mesditë dobësimi gradual i fenomenit

Do të fryjë erë nga drejtimet perëndimore, qendrore dhe veriore 4 deri në 6 boforte . Në pjesën tjetër të zonave do të fryjnë fillimisht nga drejtimet jugore 4 me 6 dhe lokalisht në Egjeun lindor 7 me 8, por me shpejtësi do të dobësohen dhe do të kthehen në jugperëndim 3 me 5 dhe në jug 5 me 6 bofort.

Kthimi i erërave në drejtim të veriut pritet të largojë gradualisht velin e trashë të pluhurit.

 

/rtsh.al/