RTSH 24 Live

Greqi

Zjarr në një kamp për strehimin e refugjatëve në Greqi

20/09/2021

Zjarr në një kamp për strehimin e refugjatëve në Greqi

Një zjarr ka shpërthyer gjatë natës në një kamp për strehimin e emigrantëve në zonën e Vathyt në ishullin grek të Samosit.

Fatmirësisht, personat që ndodheshin aty kanë dalë pa u lënduar, ndërkohë që dëmet materiale në kamp janë të konsiderueshme.

Pak ditë më parë, në zonën e Vathyt u inaugurua një tjetër strukturë për emigrantët që do të strehojë mbi 3000 persona. Kampi i ri u kritikua shumë nga organizatat për të drejtat e njeriut për shkak të masave të forta të sigurisë që kishte.

Sipas mediave lokale, zjarri me përmasa të konsiderueshme, shpërtheu në një qendër tjetër, ndërkohë që shkaqet e tij janë ende të paqarta.

Autoritetet deklaruan pak ditë më parë se do të ndërtojnë në total 5 kampe të reja, duke qenë se shumë shpejt fluksi i emigrantëve afganë mund të mbërrijë në kufij./A2