RTSH 24 Live

Botë

Zjarr në Bursën e Vjetër të Kopenhagës, zv.kryeministri: Momenti ynë i Notre Dame

16/04/2024

Zjarr në Bursën e Vjetër të Kopenhagës, zv.kryeministri: Momenti ynë i Notre Dame

Një zjarr ka shpërthyer në Bursën e Vjetër të Kopenhagës, duke përfshirë majën e saj, e cila më pas është shembur.

Ka qenë Dhoma Daneze e Tregtisë e cila e përdor ndërtesën si selinë e saj, duke bërë me dije ngjarjen dhe duke sqaruar se nuk ka persona të lënduar.

“Jemi takuar me një pamje të tmerrshme. Bursa është në zjarr. Të gjithëve u kërkohet të qëndrojnë larg”, shkroi në rrjetet sociale Dhoma Daneze e Tregtisë.

Ndërsa Ministri i Kulturës Jakob Engel-Schmidt, u shpreh se “400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë. Është prekëse të shohësh punonjësit, shërbimet e urgjencës dhe kalimtarët që punojnë së bashku për të shpëtuar thesaret e artit dhe imazhet ikonike të ndërtesës që digjet”.

Zv.kryeministri i Danimarkës, Troels Lund Poulsen e ka krahasuar ngjarjen në Bursën e Vjetër të Kopenhagës me atë të Notre Dame.

“Momenti ynë i Notre Dame”, tha ai.

/rtsh.al/