RTSH 24 Live

Politikë

Zhvendoset aksioni opozitar, 30 deputetë protestojnë sot përpara Parlamentit Europian

3 orë para

Zhvendoset aksioni opozitar, 30 deputetë protestojnë sot përpara Parlamentit Europian

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, opozita do të zhvillojë këtë 23 tetor protestën e saj përpara Parlamentit Europian.

30 deputetë të opozitës do të ngrihen në protestë përpara PE-së për një sërë kauzash, sikurse është arrestimi i ish-deputetit Ervin Salianji; mbajtja nën arrest shtëpiak e liderit demokrat Sali Berisha; arrestimi i ish-presidentit të vendit Ilir Meta; përjashtimi i disa deputetëve nga Parlamenti; rrëzimi i qeverisë “Rama”; etj,.

Kujtojmë se disa javë më parë, lideri demokrat dhe deputetët opozitarë paralajmëruan radikalizim të mëtejshëm të protestave, kundër asaj që ata e cilësojnë si kapja e institucioneve dhe “shtetit” nga Kryeministri Edi Rama.

/rtsh.al/