RTSH 24 Live

Politikë

Kryemadhi njihet me masën e sigurisë: Kjo është drejtësia e Ramës, jo e partnerëve tanë

3 orë para

Kryemadhi njihet me masën e sigurisë: Kjo është drejtësia e Ramës, jo e partnerëve tanë

Bashkëshortja e ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi, deklaroi të mërkurën (23 tetor) para derës së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, se do të kërkojë sqarime pse prokurorët specialë janë lejuar të shkelin sekretin hetimor rreth çështjes kundër saj.

Znj. Kryemadhi po hetohet për korrupsion nga SPAK me urdhrin "detyrim paraqitje". Në të njëjtat rrethana, por në gjendje arresti, ndodhet kryetari i Partisë së Lirisë, z. Meta.

Para GJKKO-së, Kryemadhi hodhi akuza për një sistem drejtësie "të kapur" nga kryeministri Edi Rama.

"Po shkoj sot për t'u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar - se inteligjencën ndoshta nuk e kanë aq të zhvilluar sa të kuptojnë fjalën kastruar - për t'u treguar dhe për të kërkuar nga kush e ka shpërndarë dosjen në medie, që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë, për të cilën kanë shpenzuar me miliona dollarë dhe euro, por për të kuptuar që është drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Të shohim edhe fytyrën si e kanë. A do e përballojnë dot apo jo?" tha shkurtimisht znj. Kryemadhi.

/rtsh.al/