RTSH 24 Live

Politikë

PD-ja zhvendoset në Strasburg, deputetët protestojnë sot para Parlamentit Europian

2 orë para

PD-ja zhvendoset në Strasburg, deputetët protestojnë sot para Parlamentit Europian

Deputetët e Partisë Demokratike do të mbajnë sot një manifestim sensibilizues përpara Parlamentit Europian në Strasburg.

Sipas zyrës së shtypit pranë kësaj force politike mësohet se në ora 12:00 deputetët e PD-së, do protestojnë për disa çështje që lidhen me qeverinë e cila akuzohet për shkelje ligjore.

Sipas informacioneve të siguruara pranë deputetëve opozitar mësohet se deputetët e PD-së pritet të ndahen në dy grupe.

Njëri grup do të marr pjesë në seancën plenare të Parlamentit Europian për të zhvilluar takime me eurodeputetët  dhe për t’i njohur ata , sipas tyre,  për situatën politike në Shqipëri.

Një ditë më parë, Kryetari i Grupit të PD-së, Gazmend Bardhi njoftoi se nisëm takimet në Parlamentin Europian me qëllim informimin e plotë mbi situatën në Shqipëri

“Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjesimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë” shkruan Bardhi.

/rtsh.al/