RTSH 24 Live

Aktualitet

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, mbahet votimi për shtetasit turq në Shqipëri

20/05/2023

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, mbahet votimi për shtetasit turq në Shqipëri

Në Shqipëri të shtunën ka filluar procesi i votimit për shtetasit turq për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do mbahen në Türkiye më 28 maj, njofton Anadolu Agency.

Procesi do të vazhdojë për disa ditë me radhë.

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, në një deklaratë për Anadolu tha se në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ka nisur procesi i votimit në Ambasadën turke në Tiranë.

Ai theksoi se presin në ambasadë që qytetarët turq të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Qytetarët turq me të drejtë vote që jetojnë në Shqipëri do të kenë mundësi të votojnë në datat 20-22 maj, nga ora 08:00 deri në 22:00.

Në Shqipëri janë të regjistruar 1.416 shtetas turq me të drejtë votë të cilët do të kenë mundësi të votojnë për tre ditë me radhë në përfaqësinë diplomatike.

( Sipas Anadolu Agency )