RTSH 24 Live

Botë

Zgjedhjet e parakohshme në Francë, e djathta ekstreme drejt fitores së parë që nga Lufta e Dytë Botërore

07/07/2024

Zgjedhjet e parakohshme në Francë, e djathta ekstreme drejt fitores së parë që nga Lufta e Dytë Botërore

Qytetarët në Francë iu drejtuan këtë të diel kutive të votimeve që në orët e para të mëngjesit për të zgjedhur parlamentin e ri të atij vendi.

Qendrat e votimeve u hapën në 8.00 të mëngjesit me orën lokale dhe do të mbyllen në orën 20 të mbrëmjes. Sipas raportimeve të Agjencisë Franceze të Lajmeve AFP,  deri në orën 12 në kutitë e votimeve kanë hedhur votën më shumë se 26% e votuese, shifra më e lartë kjo në dekada e daljes në votimeve deri në mesditë.

Sondazhet parashikojnë se ekstremi i djathtë i Marinë Le Pen, do të fitojë shumicën e votave, por ka të ngjarë ta ketë të pamundur të formojë qeverinë e vetme. Një rezultat i tillë, mendojnë analistët mund ta fusë vendin në një kaos parlamentar, duke dëmtuar rëndë autoritetin e Presidentit, Emmanuel Macron. Po kështu, nëse forca euroskeptike do të fitonte shumicën, presidenti pro-tregut të lirë dhe pro-evropian mund ta gjente veten të detyruar në një "bashkëjetesë" të vështirë.

Tubimi Kombëtar, i udhëhequr nga Marine Le Pen, shënoi arritje historike në rundin e parë të zgjedhjeve të dielën e kaluar, duke i rritur gjasat që Franca ta ketë një qeveri të udhëhequr nga e djathta ekstreme për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.

/RTSH/