RTSH 24 Live

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, Kim apel partive: Kontrolloni kandidatët tuaj, mos minoni demokracinë

22/01/2021

Zgjedhjet e 25 prillit, Kim apel partive: Kontrolloni kandidatët tuaj, mos minoni demokracinë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është deklaruar sërish me thirrjen e saj drejtuar liderëve për personat me probleme në listat zgjedhore. Në një postim në Twitter ambasadorja amerikane nuk lë shteg për riinterpretimin e thirrjes së mëparshme për liderët politikë, kur kujton paralajmërimin për të mos vendosur në lista persona me probleme me ligjin.
"Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancë  para Senatit: Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit", shkruan Kim në postimin e saj bashkë me imin e mesazhit të 22 korrikut, ku theksohet se në listat e kandidatëve nuk duhet të ketë persona të inkriminuar. Mesazhi i ripostuar u kujtonte udhëheqësve se do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. 'Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin",është thirrja në mesazhin e ripublikuar të Yuri Kim.