RTSH 24 Live

Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, Proda me zyrtarët e komunikimit në Polici: Transparencë me median dhe qytetarët

4 orë para

Zgjedhjet e 11 majit, Proda me zyrtarët e komunikimit në Polici: Transparencë me median dhe qytetarët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një takim me Sektorin për Komunikimin me Median dhe Publikun, si dhe me zëdhënëset e DVP-ve në 12 qarqe.

Takimi u zhvillua në kuadër të ciklit të trajnimeve për punonjësit e Policisë, lidhur me përgjegjësitë e strukturave të Policisë së Shtetit për garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, 11 maj 2025.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili vlerësoi punën e deritanishme, duke theksuar nevojën për përmirësim të vazhdueshëm në interes të informimit në kohë të qytetarëve.

Ai theksoi se kjo kërkon angazhim të shtuar, profesionalizëm dhe reagim të shpejtë për çdo ngjarje dhe rezultat të punës së strukturave të Policisë së Shtetit.

Transparenca me median dhe qytetarët është guri i themelit në marrëdhënien e besimit, bashkëpunimit dhe reciprocitetit mes Policisë së Shtetit, medias dhe qytetarëve. Puna dhe performanca juaj janë thelbësore për përmirësimin e mëtejshëm të imazhit të Policisë së Shtetit. Ndërveproni me qytetarët dhe median me korrektësi dhe etikë, si dhe kushtojini vëmendje maksimale çdo indicieje që vjen prej tyre për paligjshmëri të ndryshme në përditshmëri dhe gjatë çdo faze të procesit zgjedhor, duke i përcjellë ato në strukturat përkatëse për ndjekje dhe zgjidhje.”

/rtsh.al/