Prokuroria e Posaçme dha pretencën për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, si i përfshirë në dosjen e incineratorit të Tiranës, për të cilin kërkoi dënimin me 5 vite burg dhe përjashtimin nga funksionet publike.
Bllakoja akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.
Në seancën e 13 dhjetorit 2024, gjykata e rikualifikoi akuzën për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i akuzuar për incineratorin e Tiranës, për korrupsion te zyrtarëve të lartë në dy raste.
Gjyqtarja e seancës paraprake ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Bllakos për rikualifikim të veprës penale, pasi sipas tyre posti i sekretarit të Përgjithshëm nuk është në nivelin e zyrtarëve të lartë.
Seanca e radhës për Bllakon është planifikuar të mbahet në datën 7 mars, ditë kur pritet të bëhet edhe mbrojtja nga avokatët e ish-deputetit.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/