RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, Meta kandidat për deputet në listë të hapur për qarkun e Tiranës

5 orë para

Zgjedhjet e 11 majit, Meta kandidat për deputet në listë të hapur për qarkun e Tiranës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të jetë kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore", në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Vendimi u mor nga Meta, ndërsa u miratua sot (10 mars) nga kryesia e PL-së, edhe pse kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi disa ditë më parë se ai do të ishte në listë të sigurt, për shkak se ndodhet në arrest me burg dhe nuk mund të bëjë fushatë.

Partia Demokratike arriti koalicion me aleatët nën logon "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore", ndërsa në përbërje të tij janë 26 parti.

/rtsh.al/