RTSH 24 Live

Botë

Zelensky në SHBA, do ti prezantojë "planin e fitores" Bidenit, Harris dhe Trump

5 orë para

Zelensky në SHBA, do ti prezantojë "planin e fitores" Bidenit, Harris dhe Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të prezantojë atë që ai e quajti "planin e tij për fitore" fillimisht presidentit, Joe Biden e më pas Kongresit dhe dy kandidatëve në zgjedhjet amerikane , Zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump, gjatë një vizite në SHBA, këtë javë.

"Kjo vjeshtë do të përcaktojë të ardhmen e kësaj lufte," tha Zelensky në një postim në X.

Në një deklaratë përpara vizitës, udhëheqësi ukrainas parashikoi tre elementë të këtij plani fitoreje.

Ai renditi donacione të tjera armësh për ushtrinë, përpjekjet diplomatike për të detyruar Rusinë në paqe dhe për të mbajtur Moskën përgjegjëse për pushtimin në shkallë të plotë të vendit të tij në vitin 2022.

Vizita e presidentit ukrainas në SHBA,  ku ai do të marrë pjesë gjithashtu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së - përkon me përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të përgatitur një paketë të re ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën.

SHBA ka qenë donatori më i madh i huaj për Ukrainën dhe deri më sot ka dhënë 56 miliardë dollarë (42 milionë £) për mbrojtjen e Ukrainës.

Pas vizitës së tij në Uashington, Zelensky pritet të shkojë në Nju Jork dhe Kombet e Bashkuara, ku pritet të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit, të martën dhe të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të mërkurën./BBC

/rtsh.al/