RTSH 24 Live

Botë

Mbytet varka me emigrantë pranë brigjeve greke, 3 të vdekur dhe 25 të zhdukur

2 orë para

Mbytet varka me emigrantë pranë brigjeve greke, 3 të vdekur dhe 25 të zhdukur

Një varkë më emigrantë është mbytur në ujërat greke duke lënë të vdekur 3 persona, ndërsa 25 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Varka me emigrantë u mbyt në brigjet e Samos, ku autoritete greke kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit. Një mjet patrullimi i rojës bregdetare dhe një helikopter kanë nisur kërkimet për të zhdukurit, por kushtet e këqija atmosferike në zonë vështirësojnë operacionin e shpëtimit.

Nga informacionet emigrantët po lundronin me një gomone plastike, në të cilën ndodheshin 33 persona në bord.

5 emigrantë kanë mundur të dalin në breg të detit, ndërsa 3 janë gjetur pa shenja jete. 25 emigrantë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa shpresat për të gjetur persona të gjallë sa vijnë dhe ulen.

/rtsh.al/