RTSH 24 Live

Botë

Zelensky: Jemi afër fundit të luftës me Rusinë

3 orë para

Zelensky: Jemi afër fundit të luftës me Rusinë

Veprimi vendimtar i SHBA-së mund t'i japë fund luftës në Ukrainë vitin e ardhshëm, vlerësoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa theksoi se vendi i tij është "më afër fundit të luftës".

Tani, në fund të luftës, ne kemi një mundësi reale për të forcuar bashkëpunimin midis Ukrainës dhe SHBA-së. Veprimi vendimtar tani mund të përshpejtojë fundin e agresionit rus kundër Ukrainës vitin e ardhshëm,", tha Zelensky në një postim në Telegram pas takimit me një delegacion dypartiak të Kongresit Amerikan.

Presidenti ukrainas i kërkoi Uashingtonit dhe partnerëve të tjerë të Kievit që të vazhdojnë ta mbështesin atë.

SHBA dhe aleatët e saj i kanë dhënë Ukrainës disa miliarda dollarë  në ndihmë ekonomike, humanitare dhe ushtarake ndërsa në të njëjtën kohë kanë vendosur disa raunde sanksionesh kundër Rusisë.

Zelensky është në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe do të udhëtojë në Uashington gjatë javës për t'u takuar me presidentin Joe Biden.

Deri më tani, Zelensky nuk ka zbuluar detaje të "planit të fitores" që ai ka hartuar dhe të cilin ai pritet t'ia paraqesë në ditët në vijim presidentit amerikan Joe Biden.

Nga ana tjetër, Putin ka treguar se bisedimet e paqes mund të fillojnë pasi Kievi të braktisë ambiciet e tij për t'u bashkuar me NATO-n dhe të pranojë t'i dorëzojë Rusisë provincat në Ukrainën jugore dhe lindore.

/rtsh.al/