RTSH 24 Live

Botë

Borrell paralajmëron se tensionet e Izraelit dhe Hezbollahut janë pranë një "lufte të plotë"

3 orë para

Borrell paralajmëron se tensionet e Izraelit dhe Hezbollahut janë pranë një "lufte të plotë"

Luftimet më të fundit mes Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, shefi I politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell i ka cilësuar si kërcënim për një luftë në të gjithë lindjen e mesme. Nga Nju Jorku, ku merr pjesë në sesionin e 79 të asamblesë së përjetshme të OKB-së, Borrell u shpreh për gazetarët se  lufta në rripin e gazës po nxiste skenarë të tjerë lufte të gjithë rajonin.

Duhet të vijojmë të kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm  mes izraelit dhe Libanit si dhe për situatën në gaza. Këto dy konflikte nuk janë të ndryshëm. Janë të ndërlidhur. Çka po ndodh në gaza po shkakton skenarë të tjerë lufte në Liban, në detin e kuq dhe fatkeqësisht edhe përse nuk flasim shumë edhe në Bregun perëndimor”, u shpreh shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell.

Sipas kryediplomatit evropian ata që po paguajnë çmimin e kësaj situate janë civilët.

Civilët janë ata që po paguajnë një çmim të lartë në këtë situatë ku ka gjasa të ndodhë një luftë rajonale, e cila mund të shmanget edhe me rinisjen e përpjekjeve intensive diplomatike të ndërmjetësimit. Dhe është koha që ta bëjmë një gjë të tillë këtu në Nju Jork ku gjithë duhet të përdorim të gjithë aftësitë tona për të ndaluar të gjithë këtë”, u shpreh Borrell.

Për gazën, Borrell theksoi se pavarësisht të gjitha përpjekjeve diplomatike asgjë nuk ka mundur ta ndalë i futën në enklavë, dhe për këtë akuzoi si Izraelin ashtu edhe grupin militant Hamas për zvarritje të negociatave për arritjen e një armëpushimi.

/RTSH/