RTSH 24 Live

Aktualitet

Yuri Kim: Sa më shumë vende vizitoj, aq më shumë e dua Shqipërinë

16/04/2021

Yuri Kim: Sa më shumë vende vizitoj, aq më shumë e dua Shqipërinë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një vizitë në Vlorë, Risili dhe Fier. Ajo zhvilloi takime me drejtuesit e shoqërisë civile të cilët i thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Kim u shpreh se SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor.  “Vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili & Fieri. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Pashë se si SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor. Më lanë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutuan se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dua Shqipërinë”, tha ambasadorja Kim.