RTSH 24 Live

Politikë

Ymer Barçi prezanton kandidaturën për primaret në bashkinë Mat: Më mbështesni që të fitoj bashkinë

03/12/2022

Ymer Barçi prezanton kandidaturën për primaret në bashkinë Mat: Më mbështesni që të fitoj bashkinë

Bashkia Mat do të dalë me 5 kandidatë për primaret dhe që do organizojë Sali Berisha për zgjedhjen më pas të kandidati që do e përfaqësojë në zgjedhjet e 14 majit. Pas Bukurosh Ballabani, Lindita Doda, Nezir Rizvani, Skënder Gjuci në Mat, Rithemelimi ka prezantuar edhe kandidatin Ymer Barçi, juristi dhe ekonomist.

Barçi ka prezantuar zyrtarisht kandidaturën ndërsa u bën thirrje demokratëve ta votojnë në primaret e 4 dhjetorit. Teksa ka renditur sipas tij të gjitha dështimet e Bashkisë Mat kryesuar nga socialistët që nga shpenzimet e luksit deri te punësimet parazitare dhe jo efektive, Barçi tha se fokusi i tij do të jenë përmirësimi i infrastrukturës rrugore, mbështetja e bujqësisë dhe vaditja.

 “Zhvillimi vjen duke përdorur me transparencë dhe efektivitet fondet publike, duke luftuar korrupsionin, duke kryer investime në sektorët jetike të ekonomisë, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të vaditjes, kullimit e mbrojtjes së tokës, duke mbështetur shkollat, artin, kulturën, sportin dhe jo duke kryer investime luksi e pa efektivitet, duke harxhuar fondet publike në fasada, hap e mbyll sheshin në qendër, e ndërto grumbuj betoni, duke dëmtuar trashëgiminë dhe urbanistikën e qytetit të Burrelit dhe gjithë fshatrave të Matit, e duke vështirësuar aktivitetin e bizneseve  dhe dëmtuar jetën ekonomike të qytetit e kthyer në një qytet-azil. Unë jam për punësime efektive dhe jo punësime parazitare të patronazhistëve. Unë vlerësoj dhe respektoj dinjitetin njerëzor!  Demokratët bëjnë beteja për dinjitet! Unë vlerësoj dhe besoj tek intelektualët matjanë. Fatkeqësisht, në shumë raste kanë qenë të detyruar bëhen vartës të disa drejtuesve pa integritet dhe pa arsimin e duhur. Unë vlerësoj dhe do mbështes të persekutuarit politik, qytetarët në nevojë, punësimin me përparësi të grave dhe të rinjve, vlerësimin e talenteve dhe kontributin e artistëve e sportistëve matjanë” ,tha Barçi.

/rtsh.al/