RTSH 24 Live

Aktualitet

Vunë lëndë plasëse në një banesë në Vorë, Policia: Arrestohet 27 vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

19/04/2024

Vunë lëndë plasëse në një banesë në Vorë, Policia: Arrestohet 27 vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një 27 vjeçar është vënë në pranga ndërsa një tjetër bashkëmoshatar është shpallur në kërkim pasi dyshohen se kanë vënë lëndë plasëse në një banesë në Vorë.

Të dy të rinjtë 27 vjeçar, O.Ç dhe Ajet Doku, akuzohen për vënien e lëndës plasëse në banesën e shtetasit E. A më 17 Shkurt.

Gjithashtu, Policia e Shtetit njofton se, nën hetim janë vënë dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorët.

“Në banesat e dy personave të proceduar, policia gjeti sasi municioni luftarak dhe me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë” bënë të ditur policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

 

/rtsh.al/