RTSH 24 Live

Aktualitet

Bregu: Një i dyshuar për trafik kokaine ka fituar tenderin për të bërë Policinë e Elbasanit

02/05/2024

Bregu: Një i dyshuar për trafik kokaine ka fituar tenderin për të bërë Policinë e Elbasanit

Pedagogu Zylyftar Bregu tha në emisionin “3D” nga Alban Dudushi se sfida e ardhshme e Shqipërisë, Policisë dhe SPAK-ut është krimi i organizuar i cili sipas tij ka arritur nivelet më të larta në Shqipëri.

Bregu tha se krimi i organizuar po luftohet i nxitur nga partnerët ndërkombëtarë.

“Duhet lufte ndaj krimit të organizuar. Sfida me krimin e organizuar nuk është futur, por po luftohet e nxitur nga partnerët ndërkombëtarë. Sfida e ardhshme e Shqipërisë, Policisë, SPAK është krimi i organizuar i cili ka arritur nivelet më të larta në Shqipëri. Një i dyshuar për trafik kokaine me shkresë të Interpol ka fituar tenderit për të bërë Drejtorinë e policisë së Elbasanit. Dhe ky është një eksponent shumë i rëndësishëm me lidhje me politikanë lokalë dhe i dyshuar për një linjë ndërkombëtare të drogës".

/rtsh.al/