RTSH 24 Live

Aktualitet

Muça: Salianji u vetëpozicionua si ministër në hije, i brendshëm

02/05/2024

Muça: Salianji u vetëpozicionua si ministër në hije, i brendshëm

Gazetari Flogert Muça e përkufizoi seancën në Kuvend ku po flitej për krimin, vetëm si një përpjekje të deputetit të PD-së Ervin Salianji, për tu vetë deklaruar si ministër hije i Brendshëm, duke mos ja lënë këtë në dorë doktorit.

Sipas tij krimi i organizuar shfaqet problematik por edhe fuqia e SPAK është në rritje për ta goditur dhe SPAK po fiton gjithnjë e më shumë reputacion edhe tek partnerët ndërkombëtar.

“Kur themi SPAK, këtë artificialisht e lidhim me politikën, ndërsa kur themi krimi i organiziuar e lidhim me policinë. Qytetarët kanë besim tek Policia e Shtetit. Ka rreth 900 mijë telefonata në adresë të policisë. Është rritur numri ekstradimeve, i arrestimit të bandave dhe grupeve kriminale. Nuk jemi një Kolumbi, as Meksikë ku plasin bombat. Nuk kemi as geto krimi. Policimi në komunitet është mirë. Larg të qenit perfekt, por është mirë, dhe ka rezultate në drejtim të sigurisë. Besueshmëria është në drejtim të duhur. Ajo që ndodhi në parlament më shumë se për të folur për krimin, opozita u kujdes që Salianji të vetë deklarohej si ministër hije i Brendshëm. Mori kohë televizive për tu vetë pozicionuar si ministër i Brendshëm, si dha kohë as doktorit që t’ia ofronte këtë.”, tha Muça.   

/rtsh.al/