RTSH 24 Live

Aktualitet

Hitaj: Aktiviteti kriminal është jashtë Shqipërisë. Nuk ka më krim rruge

02/05/2024

Hitaj: Aktiviteti kriminal është jashtë Shqipërisë. Nuk ka më krim rruge

Moderatori, Arbër Hitaj tha në emisionin “3D” se Shqipëria është një vend i sigurtë pasi sipas tij nuk ka më krim rruge. Ai nuk hodhi poshtë faktin që ka krim të organizuar ndërsa shtoi se pjesa më e madhe e grupeve kriminale nuk kanë më aktivitet në Shqipëri.

“Siguria publike në Shqipëri nuk diskutohet fare që është në nivele të larta. Edhe Krimi nuk merret më me sigurinë publike dhe ka një diferencë nga ajo që ka qenë më parë vendi jonë. Më parë ka pasur fabrika, punohej droga dhe transportohej, tani pjesa më e madhe e grupeve kriminale nuk kanë më aktivitet në Shqipëri. Tani ndoshta pastrojnë paratë. Në Shqipëri nuk të prek njeri me dorë, nuk ka krim rruge ordiner. Krim të organizuar, por  jo në rrugë”, tha Hitaj.

/rtsh.al/