RTSH 24 Live

Aktualitet

Kara: Nuk goditet krimi me policë të demotivuar financiarisht

02/05/2024

Kara: Nuk goditet krimi me policë të demotivuar financiarisht

Juristi Romeo Kara ka kërkuar më shumë mbështetje për policinë shqiptare. I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi, ai tha se policët janë të demotivuar financiarisht dhe kjo i demotivon në punën kundër krimit të organizuar.

“Policët deri dje kanë qenë të dy apo tre punësuar sa nuk shkonin në shtëpi për të ndihmuar rrogën. Tani janë të lumtur po të gjejnë ndonjë trafikant që të punësohen tek ai, të hedhin kapelën dhe disiplinën për të siguruar jetë më të mirë. Pa minimumin jetik real që është 1/3 strehim, 1/3 arsimin dhe ushqim. Ne as 1/3 e ushqimit nuk plotësojmë dot. Ndaj mundohen të plotësojnë me punëra të tjera dhe si pasojë shkojnë në punë të motivuar. Për policët e grë zërin më shumë se politikanët. Policët tanë janë të demotivuar, duhet t’i japësh minimumin jetik", tha ai.

/rtsh.al/