RTSH 24 Live

Rajon

Vulin, numri 2 i qeverisë serbe i shpallur ‘non grata’, komenton takimin e Ramës në Greqi: Promovim i Shqipërisë së Madhe

13/05/2024

Vulin, numri 2 i qeverisë serbe i shpallur ‘non grata’, komenton takimin e Ramës në Greqi: Promovim i Shqipërisë së Madhe

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin i shpallur si person ‘non grata’ nga SHBA, ka  komentuar takimin e kryeministrit, Edi Rama me shqiptarët në Athinë. 

Vulin e komenton këtë takim në Greqi si një përpjekje për promovimin e Shqipërisë së Madhe. Zëvendëskryeministri serb ka deklaruar se “Shqipërinë e Madhe mund ta ndalin vetëm serbët dhe bota serbe, por edhe grekët”.

 “Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si dukej pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi të përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë.”, komentoi Vulin.

Sipas tij, anëtarësimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës do të ishte një kontribut i pamatshëm i qeverisë së Greqisë dhe i Dora Bakojanis në krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Grekë të dashur, mendoni për këtë”, ka deklaruar Aleksandër Vulin. Telegraf.rs

/rtsh.al/