RTSH 24 Live

Politikë

Vula e PD, Gjykata e Lartë nuk pranon pezullimin e vendimeve që njohin Berishën

10/09/2024

Vula e PD, Gjykata e Lartë nuk pranon pezullimin e vendimeve që njohin Berishën

Grupimi i Lulëzim Bashës nuk arriti të marrë pezullimin e vendimit të gjykatës së apelit që i dha Sali Berishës vulën e Partisë Demokratike.

Në gjykatën e Lartë u shqyrtua kërkesa e Enkelejd Alibeaj për të pezulluar vendimin që njeh Sali Berishën si kryetar, deri në momentin që kjo gjykatë do të marrë një vendim mbi rekursin e bërë.

Vendimi u mor në Dhomë Këshillimi ndërkohë hapi i radhës i grupimit anti-Berishë  mbetet pritja e seancës në Gjykatën e Lartë që do të shqyrtojë rekursin e bërë nga Lulëzim Basha i cili  kërkon zhbërjen e vendimit të dy shkallëve të gjyqësorit.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/