RTSH 24 Live

Rajon

Vuçiq bisedë telefonike me Melonin: Deri në fund të vitit mbajmë në Beograd samitin e dy qeverive

16/07/2024

Vuçiq bisedë telefonike me Melonin: Deri në fund të vitit mbajmë në Beograd samitin e dy qeverive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministren italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni, me të cilën kanë diskutuar në lidhje me situatën gjeopolitike, situatën në rajon, bashkëpunimin dypalësh, si dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Ka qenë presidenti Vuçiq ai i cili ka bërë me dije se gjatë kësaj bisede me Melonin është rënë dakord për mbajtjen e një samiti të dy qeverive në Beograd deri në fund të 2024-ës.

Ne kemi rënë dakord që deri në fund të vitit të mbajmë një samit të dy qeverive tona në Beograd”, shkruan Vuçiq në rrjetin socia Instagram.

Ai ritheksoi se Serbia e vlerëson shumë bashkëpunimin me Italinë, si një nga partnerët më të rëndësishëm politik dhe ekonomik, ndërsa falënderoi Italinë për mbështetjen që i jep Beogradit në rrugën drejt BE-së.

/rtsh.al/