RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Vritet ish kreu i LSI në Elbasan

21/04/2021

Vritet ish kreu i LSI në Elbasan

Ish kreu i LSI në Elbasan Pjerin Xhuvani është vrarë ditën e sotme me armë zjarri, njoftojnë burime informacioni nga ky qytet. Xhuvani ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2013. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji të qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve të ndryshme bëhet fjalë për një përplasje me armë. Nga të shtënat kanë mbetur edhe 2 të plagosur. Gjithnjë sipas njoftimeve nga Elbasani, ngjarja mund të ketë sfond politik. Xhuvani dikur drejtuesi i LSI ishte kthyer në një përkrahës të PS. Disa media shkruajnë se vrasësi mund të jetë bashkëpunëtor i zyrtarëve të lartë të PD në opozitë. Policia ende nuk ka lëshuar njoftimin e saj.