RTSH 24 Live

Aktualitet

Vritet 37-vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua për vdekje në oborrin e shtëpisë

07/10/2024

Vritet 37-vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua për vdekje në oborrin e shtëpisë

Një 37-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat në Itali mbrëmjen e së dielës (6 tetor).

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Ben Arishaj, ndërsa ngjarja u regjistrua në fshatin Oratoio në Piza.

Arishaj rezulton person pa precedent penal, ndërsa u qëllua për vdekje në sy të të birit, në oborrin e banesës së tij. Nuk dihet ende motivi i vrasjes, ndërsa po ashtu nuk janë identifikuar as autorët.

/rtsh.al/