RTSH 24 Live

Kronika

Vrasje të mbetura në tentativë kundrejt pagesave, 5 të arrestuar, 2 nën hetim, 1 në kërkim

27/01/2022

Vrasje të mbetura në tentativë kundrejt pagesave, 5 të arrestuar, 2 nën hetim, 1 në kërkim

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë, dy janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin disa persona, madje kanë qëlluar edhe efektivët e policisë.

Në një dalje për mediat Drejtori i policisë Tiranë, Lorenc Paganika raportoi se “ Është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin; Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje; Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë; Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike. 

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës”.

Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: M. M., 67 vjeç, banues në Durrës dhe E. V., 30 vjeçe, banuese në Kurbin.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi Shpëtim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Prokurorja, Elisabeta Ymeraj tha se “Jo çdo veprim hetimor mund të publikohet për efekt të sekretit hetimor. Disa prokurori, po koordinohen për zbardhjen e ngjarjeve që çënojnë jetën e sigurinë e qytetarëve”,-tha Ymeraj.