RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Vrasja makabre e fëmijës në Fier, Rama: Pritet me padurim verdikti i drejtësisë për barbarin!

17/11/2021

Vrasja makabre e fëmijës në Fier, Rama: Pritet me padurim verdikti i drejtësisë për barbarin!

Kryeministri Edi Rama  i bër thirrje drejtësisë të japi vendimin më të ashpër ndaj personit që një ditë më parë vrau dhe groposi një fëmijë 8 vjeçar. Zoti Rama tha se kishte mbetur pa fjalë nga ngjarja rënqethëse në qytetin e Fierit. "Jam pa fjalë!" tha ai. " Pritet me padurim verdikti i drejtësisë për barbarin" tha kryeministri. I pyetur për rivendosjen e dënimit me vdekje në vend, zoti Rama tha se kjo nuk ështe e mundur dhe nuk e zgjidh problemin.

Zoti Rama i bëri komentet e tij nga Rinasi ndërsa u nis per një vizitë zyrtare në Romë.