RTSH 24 Live

Kronika

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ekstradohet nga Kosova, Indrit Taullai

15/01/2021

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ekstradohet nga Kosova, Indrit Taullai

Policia e Shtetit njoftoi të premten, se u ekstradua nga Kosova Indrit Taullai, 46-vjeç, i konsideruar si  kreu i bandës së Durrësit, i cili dyshohet se është organizatori i ekzekutimit të biznesmenit Vajdin Lamaj dhe mikut të tij Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në 26 dhe 27 shkurt të 2005.
Sipas policisë, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur të lenë në fuqi masat e sigurisë për Emiljano Shullazin, Plarent Dervishaj, Indrit Rusin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain, që u arrestuan si përgjegjës për dy vrasjet.
Procesi gjyqësor për Lulzim Berishën, i liruar kohë më parë nga burgu pas një procesi të dyshimtë gjyqësor, nuk është zhvilluar për shkak se policia ende nuk ka mundur ta arrestojë.
Të gjithë këta persona përfshirë dhe bashkëpuntorin e prokurorisë SPAK, Luftar Reçin, akuzohen si ideatorët dhe autorët e vrasjes së Lamajt dhe Saliut.