Vrasja me dy plumba gjatë një takimi elektoral i ish kryeministrit japonez Shinzo Abe ishte një lajm që tronditi botën. Mediat kanë publikuar momentin tragjik ku ish kryeministri qëllohet me plumba. Në video dallohet se Abe ngrin në vend dhe më pas bie në tokë pa ndjenja, ndërsa truprojat e tij përpiqen nga mbrojnë nga të shtënat.
Kamerat që po filmonin takimin e tij elektoral në qytetin e Nara, filmuan ngjarjen e rëndë ku dëgjohen të shtënat, rrëzimi i ish kryeministrit dhe një re pluhuri që ngrihet në ajër.
Momenti kur qëllohet ndaj ish kryeministrit japonez
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ndërroi jetë në spital në moshën 67-vjeçare pasi kishte humbur sasi të mëdha gjaku. Plumbat e prekën atë në qafë dhe në gjoks. Si autor i ngjarjes u arrestua një 41-vjeçar, ndërsa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje tronditëse.
/rtsh.al/