RTSH 24 Live

Botë

U qëllua me dy plumba gjatë fjalimit, ndërron jetë ish-kryeministri japonez

08/07/2022

U qëllua me dy plumba gjatë fjalimit, ndërron jetë ish-kryeministri japonez

Ka ndërruar jetë në spital ish-kryeministri japonez Shinzo Abe. Ish-kryeministri nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga atentati. Abe u qëllua me dy plumba nga një 41-vjeçar, gjatë një fjalimi në Nara, raporton BBC

Ish-kryeministri u qëllua me dy plumba dhe u dërgua në spital me helikopter në gjendje të rëndë për jetën. Ish-kryeministri mori një plumb në qafë dhe një në gjoks, duke pësuar gjakderdhje të konsiderueshme. Për këtë arsye, Abe-s iu bë transfusion gjaku në spital, por goditjet kanë rezultuar fatale dhe për pasojë ish-kryeministri është ndarë nga jeta.

Abe u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare dhe mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë. Sakaq, Policia ka arrestuar menjëherë autorin e atentatit. 

/rtsh.al/