RTSH 24 Live

Politikë

Vrasja e efektivit, Begaj shpreh ngushëllimet: Dënoj me forcë aktin kriminal  

15/05/2024

Vrasja e efektivit, Begaj shpreh ngushëllimet: Dënoj me forcë aktin kriminal  

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të policit të vrarë, Novruz Cenalia, efektiv i ekipit “Shqiponja” të Fierit.

Kreu i shtetit ka dërguar një kurorë në homazhet e lamtumirës që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit.

Në këto çaste të vështira shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit”, - shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e ngushëllimit.

Gjithashtu, presidenti ka dënuar aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vendosin përpara përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike, i cili i mori jetën të riut me uniformë.

Të dashur familjarë! Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit.  E dënoj me forcë këtë akt kriminal dhe shpreh bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike.   Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta”, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit, presidenti i vendit, Bajram Begaj.  

/rtsh.al/