RTSH 24 Live

Politikë

Ambasadori britanik pret Dumanin: Mirëpresim përpjekjet për hetimin e krimeve zgjedhore

4 orë para

Ambasadori britanik pret Dumanin: Mirëpresim përpjekjet për hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott ka pritur në një takim Altin Dumanin, kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjatë takimit ambasadori Abbott ka rikonfirmuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.

Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë”, është shprehu Abbott, njofton ambasada britanike në Tiranë.

Gjithashtu, ambasada britanike shton se “Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”.

/rtsh.al/